Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Raphinha i rekordeve, e rivalizon Ronaldon
    Ballina-1

    Raphinha i rekordeve, e rivalizon Ronaldon

    01/05/2025 16:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Raphinha është duke e kaluar një sezon përrallor me Barcelonën.

    Ylli brazilian bëri paraqitje pozitive edhe mbrëmë në barazimin 3:3 me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Veç Cristiano Ronaldo ka regjistruar më shumë kontribute në gola (gol + asistim) brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve sesa Raphinha!

    Asnjë lojtar në histori të Barcelonës nuk ka regjistruar më shumë kontribute në gola gjatë një sezoni në Champions sesa Raphinha!

    Vetëm tre lojtarë ndonjëherë kanë qenë të përfshirë direkt në 20+ gola në një sezon të vetëm në këtë kompeticion prestigjioz deri tash:

    ◎ Cristiano Ronaldo (2013/14 e 2015/16)

    ◎ Robert Lewandowski (2019/20)

    ◉ Raphinha (2024/25)

    Raphinhas i duhen:

    6 gola në 2 ndeshje (nëse Barça shkon në finale) për ta thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në Champions (17),

    3 kontribute në gola në 2 ndeshje për ta thyer rekordin e Cristianos për më së shumti kontribute në gola brenda një sezoni të Championsit (22).

    Braziliani tashmë i ka shënuar 52 gola në 51 ndeshje të këtij sezoni.

    Raphinha është absolutisht “ZJARR” në këtë sezon! 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.