Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi në Paraguaj po merr pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s
    Ballina-2

    Agim Ademi në Paraguaj po merr pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s

    13/05/2025 10:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po merr pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s që po mbahet në Paraguaj.

    Sot Kosova po shënon 9 vjetorin e pranimit në FIFA andaj kjo ditë dhe ky kongres është I veçantë për futbollin Kosovar.

    “Jam veçanërisht i nderuar që pikërisht sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, ndodhem në Paraguaj për të përfaqësuar Kosovën në Kongresin e 75-të të FIFA-s – një moment që pasqyron më së miri rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm dhe pozitën e merituar që kemi fituar në skenën ndërkombëtare të futbollit.

    Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, uroj gjithë komunitetin e futbollit dhe qytetarët e Kosovës për këtë përvjetor të veçantë. Të bashkuar, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë të fortë – në fushën e gjelbër dhe përtej saj”, deklaroi Ademi.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.