Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent
    Ballina-1

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy nga talentet më premtues të FC Prishtinës, Drilon Islami dhe Albin Krasniqi, janë afër për të zyrtarizuar transferimet e tyre në klube jashtë Kosovës, pa sjellë asnjë përfitim financiar për skuadrën kryeqytetase.

    Mesfushori 24-vjeçar, Drilon Islami, pritet të arrijë marrëveshje me gjigantin rumun CFR Cluj, ndërsa Albin Krasniqi është po ashtu afër për të nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin ukrainas FC Kolos.

    Përkundër faktit që të dy futbollistët ishin pjesë kyçe e skuadrës gjatë sezonit të fundit, FC Prishtina nuk ka përfituar asnjë kompensim financiar, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kontratë të vlefshme me klubin në momentin e largimit.

    Transferimi i tyre shënon një hap të madh në karrierën e futbollistëve, por gjithashtu përfaqëson një humbje të pastër për klubin më të madh në vend, që mbetet pa dy nga elementët e tij më të rëndësishëm – dhe pa ndonjë përfitim financiar.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.