Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror
    Ballina-2

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka thënë se është ndier shumë mirë dhe dëshira e madhe për të luajtur e ka bërë të harrojë lëndimin që ka pasur. Daku u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen që Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë. 

    Daku ka thënë se e ka motivuar përkrahja e tifozëve, ndërsa ka shtuar se Shqipëria e ka merituar t’i fitojë tri pikët. 

    “Po të ishim më syhapur do të shënonim fitore. E dhamë atomin e fundit në ndeshje, ishte e gjitha që patëm mundësi kësaj radhe…Gjithçka është e hapur. E kemi një ndeshje me rëndësi pas tri ditëve kundër Letonisë, besoj se duhet bërë çmos ta fitojmë…Do të luftojmë për objektivin me arrit në Botëror, që është ëndërr që patjetër duhet me realizu”, tha Daku. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.