Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Florent Muslija në radarin e klubit polak
    Futboll ndërkombëtar

    Florent Muslija në radarin e klubit polak

    08/07/2025 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Florent Muslija pritet që së shpejti të largohet nga skuadra e Freiburgut. Reprezentuesi i Kosovës është në radarin e një klubi nga Polonia.

    Gazetari polak, Sebastian Staszewski, ka shkruar se klubi Rakow dëshiron që ta ketë Muslijën në skuadër për edicionin e ardhshëm.

    Mësohet se klubi polak tashmë ka kontaktuar me menaxherin e mesfushorit me tipare sulmuese. Bisedimet nuk do të jenë të lehta për shkak se pengesa kryesore është paga e lartë e lojtarit.

    Për Muslijën kanë shprehur interesim edhe disa skuadra nga Turqia.

    27-vjeçari te Freiburgu u transferua nga Paderborni vitin e kaluar për një milion euro. Me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

    Muslija ka kohë që nuk është në planet e Freiburgut.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.