Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jashari pret në takim Ademin, pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes FSK-së dhe FFK-së
    Ballina-1

    Jashari pret në takim Ademin, pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes FSK-së dhe FFK-së

    23/09/2025 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Gjatë këtij takimi, Jashari i uroi mirëseardhjen Ademit dhe e falënderoi atë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka ekzistuar ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sipas memorandumeve të bashkëpunimit në fuqi.

    Në takim u diskutua për rëndësinë e aktiviteteve sportive, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përgatitjen fizike dhe morale të pjesëtarëve të FSK-së.

    Gjithashtu u vlerësua se mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet aktiviteteve dhe garave të ndryshme, do të ishte në dobi të dy institucioneve, si Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

    Në fund të takimit, Jashari dhe Ademi u pajtuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen, duke shprehur angazhimin për rritjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet dy institucioneve.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.