Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FBK përgjigjet për çështjen e emërimit të Bekë Berishës si kryetar i KB Sigal Prishtinës
    Ballina-1

    FBK përgjigjet për çështjen e emërimit të Bekë Berishës si kryetar i KB Sigal Prishtinës

    16/01/2026 12:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është përgjigjur për Telegrafin rreth pyetjeve të drejtuara për situatën e krijuar pas emërimit të Bekë Berishës si kryetar i klubit basketbollistik, Sigal Prishtina.

    Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i ri i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, duke marrë shumicën e votave në Kuvendin Zgjedhor të klubit të mbajtur të mërkurën.

    Megjithatë, emërimi i tij ka shkaktuar shumë bujë. Fillimisht me protestat e tifozërisë ‘Plisat’ e pastaj edhe me reagimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    MKRS bëri të ditur se Bekë Berisha nuk ka të drejtë të jetë kryetar i KB Sigal Prishtinës, pasi aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se ai duhet të zgjedhë mes funksionit politik dhe atij sportiv.

    Për të sqaruar situatën, Telegrafi i është drejtuar FBK-së në lidhje me emërimin e Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës dhe sipas tyre, institucioni kryesor i basketbollit në Kosovë është i përkushtuar ndaj respektimit të plotë të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe standardeve të qeverisjes së mirë në sport

    “Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të theksojë se si institucion i pavarur sportiv, ne jemi të përkushtuar ndaj respektimit të plotë të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe standardeve të qeverisjes së mirë në sport. Në këtë drejtim, FBK është duke ndjekur me kujdes të gjitha zhvillimet e raportuara dhe komunikimet e institucioneve relevante”, thuhet fillimisht në përgjigjen e FBK-së për Telegrafin.

    “FBK do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe me vetë klubin, për të siguruar që çdo proces të jetë në përputhje me kornizën ligjore dhe me rregullat që garantojnë integritetin sportiv. Çdo veprim i ndërmarrë nga ana jonë do të bazohet në vlerësime zyrtare, në kompetencat tona statutare dhe në parimin e transparencës”

    “Si gjithmonë, prioritet mbetet funksionimi i rregullt i garave, respektimi i normave ligjore dhe mbrojtja e interesit të sportit të basketbollit në Kosovë”, mbyllet përgjigja e FBK-së.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.