Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!
    Ballina-2

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Ferizaj ka reaguar pas deklaratës së publikuar nga KF Prishtina e Re lidhur me pretendime për fyerje me bazë racore gjatë ndeshjes së sotme, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto akuza.

    Në reagimin zyrtar, klubi nga Ferizaj i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe të pabazuara, duke theksuar se kapiteni i skuadrës, Betim Haxhimusa, është sportist me integritet të lartë dhe se një veprim i tillë nuk përfaqëson karakterin apo vlerat e tij.

    “FC Ferizaj është klub që ndërtohet mbi respektin dhe barazinë. Në skuadrën tonë bëjnë pjesë lojtarë nga prejardhje të ndryshme, përfshirë edhe lojtarë me ngjyrë, të cilët janë pjesë e pandashme e familjes sonë sportive. Kjo dëshmon qartë frymën dhe vlerat që përfaqësojmë”, thuhet në reagim.

    Prishtina e Re me reagim të fortë, thotë se dy futbollistët e saj u fyen në baza racore nga Betim Haxhimusa

    Klubi e ka konsideruar të nxituar dhe të turpshme komunikatën e publikuar nga KF Prishtina e Re, duke nënvizuar se ajo është bërë pa asnjë bazë faktike. Sipas FC Ferizaj, në momentin e pretenduar ka qenë shumë pranë situatës edhe referi Nuza, çka, sipas tyre, e bën akuzën edhe më të pabazuar.

    Në fund, FC Ferizaj ka theksuar përkushtimin ndaj parimeve të fair-play, respektit dhe dinjitetit, duke shtuar se nuk do të lejojë që emri i klubit dhe i kapitenit të njolloset nga pretendime që i konsideron të pavërteta.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.