Shumë raste për shënim e disa momente diskutabile u panë në ndeshjen derbi mes Llapit dhe Prishtinës.
Por, fitues në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, nuk pati.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0.
Prishtina me barazim mbetet në pozitën e tretë me 44 pikë. E ka vetëm një pikë më shumë se Gjilani i vendit të katërt, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Gjilani të dielën e pret Dukagjinin.
Ndërkohë, Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 33 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit.
Drenica mund të përfitojë nga kjo situatë nëse fiton ndaj Dritës lidere të dielën në shtëpi. Drenica i ka 32 pikë në pozitën e parafundit.
Prishtina e Re në fund të tabelës i ka 28 pikë.
Gara për mbijetesë është shumë e hapur.
