Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova ngjitet në pozitën më të mirë historike në ranglistën e FIFA-s
    Ballina-1

    Kosova ngjitet në pozitën më të mirë historike në ranglistën e FIFA-s

    21/04/2026 11:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e FIFA, duke regjistruar rritjen më të madhe të pikëve në nivel global për këtë periudhë.

    Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy triumfeve radhazi ndaj Bullgarisë, Kosova ka grumbulluar plot 58.33 pikë duke e pasur rritjen më të lartë nga të gjitha përfaqësueset që prej publikimit të fundit të renditjes më 11 dhjetor 2025, transmeton Klankosova.tv.

    Në ranglistën e re të publikuar të martën nga FIFA, Kosova renditet në pozitën e 81-të, duke u ngjitur për 11 vende krahasuar me renditjen paraprake. Kjo është njëkohësisht pozita më e mirë historike për “Dardanet”.

    Të gjitha këto rezultate pozitive janë arritur në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke dëshmuar formën në rritje dhe progresin e vazhdueshëm të përfaqësueses.

    Deri më tani, pozita më e mirë e Kosovës kishte qenë ajo e 91-të, e arritur në mars të vitit 2024, ndërsa më e dobëta ishte vendi i 126-të. Mesatarja e renditjes së Kosovës ndër vite ka qenë pozita e 108-të.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.