Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova në Lojërat Mesdhetare, KOK thotë se të premten takohen me FFK-në, kjo e fundit thotë se nuk janë ftuar në asnjë takim
    Ballina-1

    Kosova në Lojërat Mesdhetare, KOK thotë se të premten takohen me FFK-në, kjo e fundit thotë se nuk janë ftuar në asnjë takim

    23/04/2026 14:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë një ftesë zyrtare për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare “Mediterranean Games Taranto 2026”, që do të mbahen në muajt gusht dhe shtator në Taranto.

    Ftesa është dërguar nga Federata Italiane e Futbollit dhe përfshin ekipet e reja të Kosovës, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.

    Megjithatë, ajo që dukej e çuditshme është fakti se sipas FFK-së,  Komiteti Olimpik i Kosovës nuk e ka përcjellë këtë ftesë tek FFK-ja dhe as nuk ka dorëzuar materialet përkatëse që lidhen me organizimin dhe procedurat e pjesëmarrjes.

    Burime të Ballkani.info, të afërta me FFK-në kanë thënë se KOK-u fare nuk e ka njoftuar FFK madje as përfaqësuesen e saj në Komitetin Olimpik, Vjollca Krasniqi.

    Në anën tjetër KOK-u, ka thënë se ditën kur është diskutuar kjo çështje, Krasniqi ka qenë në një grumbullim me Kosovën (femrat), dhe se këtë të premte do të takohen me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, dhe do të diskutojnë për çështjen e pjesëmarrjes së Kosovës (futboll) në këto lojëra.

    Në anën tjetër FFK ka mohuar se ka marrë ndonjë ftesë për këtë takim.

    “Nuk është e vërtetë kurrfarë takimi për të premten nuk kanë caktuar. Ne nuk e dimë as arsyen as qëllimin që KOK-u nuk na ka njoftuar për këtë ftesë. Kjo na bënë të mendojmë se pse ne të jemi pjesë e këtij institucioni kur ai na injoron dhe mban të fshehur ftesat për futbollin”, i ka thënë një burim i FFK-së, Ballkanit.info.

    Gjithsesi, nëse kjo çështje nuk sqarohet në kohë, ekziston rreziku që Kosova të humbasë një rast të rëndësishëm për paraqitje në një arenë ndërkombëtare, ku zakonisht marrin pjesë shtete nga i gjithë rajoni mesdhetar.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.