Ish-futbollisti i mirënjohur, Shpëtim Babaj do të jetë trajneri i Trepçës nga Mitrovica. Ballkani.info merr vesh se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se zyrtarizimi do të bëhet sot.
Sipas burimeve të afërta me klubit, Babaj nga tash do të punojë për të krijuar një skuadër që të jetë konkurrente për edicionin e ardhshëm për rikthim në elitë.
“Fokusi i shtabit teknik tash do të jetë puna për të krijuar një skuadër që do të konkurrojë për rikthim në Superligë. Ky edicion tashmë ka përfunduar dhe fokusi është për të punuar në strukturimin e skuadrës e cila do të jetë e gatshme për të luftuar për rikthim në Superligë edicionin e ardhshëm. Babaj pret të merr një garancion nga drejtuesit e klubit që do të krijojnë një skuadër të fortë që lufton për rikthim në Superligë”, i ka thënë një burim i afërt me klubit, Ballkanit.info.
