Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja e Kosovës vishet me Adidas
    Ballina-1

    Kombëtarja e Kosovës vishet me Adidas

    01/05/2026 11:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës do të vishet me fanellat e brendit të njohur Adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s. Përmes kësaj skeme, Federata e Futbollit e Kosovës përfiton nga furnizimi me veshje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit.

    E themeluar në vitin 2007, skema e UEFA-s synon të mbështesë federatat kombëtare duke u ofruar atyre fanella dhe pajisje sportive të standardeve të larta. Në këtë cikël të ri, adidas është përzgjedhur si furnizues zyrtar pas një procesi tenderimi që ka vlerësuar cilësinë, përballueshmërinë dhe përvojën në projekte të ngjashme.

    Për dy sezonet e ardhshme, dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të adidas, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse.

    Për më tepër, Federata e Futbollit e Kosovës do të ketë qasje në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të adidas, i cili mundëson dizajnimin dhe porositjen e veshjeve të personalizuara për ekipet, duke garantuar standarde të larta performance dhe prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.