Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit.
Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit.
Vushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë.
Vëllaznimi edhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.
Liria e treta do të luajë në barazh me Dinamon e Ferizajt.
Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e Dardan Jasharit në minutën e 13-të.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku i barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Urim Statovci e devijoi topin drejt portës, kurse atë nuk e largoi si duhet nga vija e portës Ardi Shala, dhe topi përfundoi në rrjetë për 1:1.
Për 2:1 nga penalltia në të mirë të Vushtrrisë shënoi Urim Statovci, në minutën e 77-të.
Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë. I pagabueshëm ishte Statovci.
Për 3:1 shënoi edhe zëvendësuesi Erjon Krasniqi, në minutën e 81-të. Krasniqi e zëvendësoi Statovcin dhe e vendosi fitoren.
