Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova
    Ballina-1

    Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

    02/06/2026 17:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi është gati për një revolucion të ri në merkato.

    Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, drejtuesi Damien Comolli ka vendosur të nxjerrë në shitje të katër përforcimet kryesore të verës së vitit 2025, pas një sezoni zhgënjyes që nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit.

    Mes emrave që mund të largohen është edhe ylli kosovar Edon Zhegrova. Sipas medias italiane, Juventusi po shqyrton mundësinë e huazimit të tij për t’i rritur sërish vlerën në treg, pasi një shitje e menjëhershme do të ishte e vështirë për shkak të vlerës së tij në bilancet e klubit. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe Joao Mario dhe Lois Openda.

    Ndërkohë, situata e Jonathan David është më e thjeshtë. Sulmuesi kanadez, i ardhur si lojtar i lirë nga Lille, mund të shitet për rreth 25 milionë euro, me disa klube nga Anglia dhe Franca që kanë shfaqur interesim për të.

    Raporti i “Gazzetta dello Sport” e cilëson merkaton e verës së kaluar si një dështim për Juventusin, ndërsa Comolli tashmë po punon për të korrigjuar gabimet dhe për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.