Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen
    Ballina-2

    Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

    11/06/2026 12:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Golfit e Kosovës nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Seniorëve 2026, i cili fillon sot në Paphos të Qipros.

    Kjo për shkak të një vendimi të autoriteteve shtetërore të Qipros, të mbështetur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së këtij vendi, i cili thotë se Kosova nuk mund të paraqitet me simbolet shtetërore.

    FGK ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë vendim, dhe ka njoftuar se me këto kushte nuk do të marrin fare pjesë në kampionat.

    “Më 27 maj 2026, vetëm pak ditë para kampionatit, u informuam se për shkak të një vendimi të autoriteteve shtetërore të Qipros, të mbështetur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Qipros, nuk do të lejohej paraqitja e Republikës së Kosovës me simbolet e saj shtetërore në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse. Konkretisht, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës nuk do të mund të shfaqej në vendin e garës në të njëjtën mënyrë si flamujt e 28 shteteve të tjera pjesëmarrëse”, tha FGK-ja.

    Federata tha se bazuar në këtë vendim, ekipi i Kosovës nuk pranon të marrë pjesë në gara ndërkombëtare “në kushte të pabarabarta dhe pa të drejtën për të përfaqësuar shtetin me identitetin dhe simbolet e tij zyrtare”. 

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.