Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti i FFK-së në Ditën e Çlirimit: Sakrifica për liri nuk harrohet, drejtësi për çlirimtarët, kthim sa më i shpejtë në atdhe!
    Ballina-1

    Presidenti i FFK-së në Ditën e Çlirimit: Sakrifica për liri nuk harrohet, drejtësi për çlirimtarët, kthim sa më i shpejtë në atdhe!

    12/06/2026 13:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi uron Kosovën për Ditën e Çlirimit, ai ka kujtuar sakrificën e madhe të popullit për të ardhur te kjo ditë, derisa ka uruar që krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë ta kenë një verdikt të drejtë dhe sa më shpejt të kthehen pranë familjeve në atdheun e tyre.

    Liria që gëzojmë sot është amaneti më i çmuar që na obligon ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë.

    Postimi i plotë i Ademit:

    “🇽🇰 Urime Dita e Çlirimit

    Sot shënojmë me krenari Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që, ndër dekada, kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë.

    Me respekt kujtojmë veprimtarët dhe aktivistët e çështjes kombëtare, të cilët me përkushtimin, sakrificën dhe qëndresën e tyre mbajtën gjallë idealin e lirisë ndër dekada.

    Përulemi me mirënjohje para heroizmit të familjes së Komandantit Adem Jashari, ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë, e po ashtu vlerësojmë lart kontributin e SHBA-së dhe shteteve aleate dhe të NATO-s në çlirimin e vendit tonë.

    Në ato vite të vështira, shumë futbollistë lanë fushat e blerta dhe iu bashkuan luftës çlirimtare, duke vënë mbi gjithçka dashurinë për atdheun dhe lirinë.

    Në këtë ditë, urojmë që krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë ta kenë një verdikt të drejtë dhe sa më shpejt të kthehen pranë familjeve në atdheun e tyre.

    Liria që gëzojmë sot është amaneti më i çmuar që na obligon ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë.

    Lavdi të rënëve për liri dhe mirënjohje e përhershme për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. 🇽🇰“, ka shkruar Ademi.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.