Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjyqtari i ndeshjes Kroacia – Portugalia kthehet në shtëpi
    Ballina-1

    Gjyqtari i ndeshjes Kroacia – Portugalia kthehet në shtëpi

    04/07/2026 17:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bëri bujë shumë goli i anuluar për 2:2 në minutën e 103-të i Kroacisë në ndeshjen ndaj Portugalisë.

    Kroacisë iu anulua për pozitë jashtë loje goli i Joshko Gvardiolit, dhe Portugalia avancoi tutje në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

    Shumë e kontestuan atë vendim të gjyqtarit Espen Eskas nga Norvegjia, i cili nuk do të ndajë drejtësi më në këtë Kupë të Botës.

    Vendimi mund të jetë në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen mes Kroacisë dhe Portugalisë, ka shkruar mediumi kroat, “Sportske novosti”.

    Sipas këtij mediumi, udhëheqësi i gjyqtarëve, Pierluigi Collina, nuk ishte i lumtur për penalltinë që iu dha Portugalisë në atë ballafaqim. Nga penalltia për 1:1 kishte shënuar Cristiano Ronaldo.

    Megjithatë, ka edhe interpretime të tjera pse norvegjesi Eskas është kthyer në shtëpi.

    Norvegjia është kualifikuar në një të tetën e finales dhe nuk ka shumë ndeshje në të cilat Eskas do të mund të ishte gjyqtar.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.