Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ancelotti shpërthen ndaj kritikave: Vetëm një njeri në botë mund të më japë këshilla, ai është Alex Ferguson
    Ballina-1

    Ancelotti shpërthen ndaj kritikave: Vetëm një njeri në botë mund të më japë këshilla, ai është Alex Ferguson

    04/07/2026 17:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar ashpër ndaj kritikave për stilin e lojës së Brazilit në Kupën e Botës, duke mbrojtur me vendosmëri aftësitë e tij si trajner.

    Tekniku italian theksoi se përvoja e tij e gjatë në futboll flet më shumë se çdo koment i jashtëm, ndërsa shtoi se vetëm një person në botën e futbollit ka autoritetin për t’i dhënë këshilla, legjenda e Manchester United, Alex Ferguson.

    “Në Itali thonë se të gjithë burrat duan të bëhen trajnerë dhe të gjitha gratë arkitekte. Nuk e di nëse e kuptoj futbollin apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë”.

    “E vetmja gjë që është e sigurt është se jam përgatitur për më shumë se 1.400 ndeshje. Ndoshta kjo nuk mjafton për ta kuptuar futbollin, por sigurisht që është një përvojë e madhe”.

    “Vetëm një person është përgatitur për më shumë ndeshje se unë: Alex Ferguson, i cili ka drejtuar mbi 2.000 ndeshje”.

    “Unë pranoj këshilla nga të gjithë, por i vetmi që mund të jetë personi i duhur për të më dhënë këshilla është Alex Ferguson”.

    “Jam njëqind për qind i sigurt se nuk jam gjeni, por në të njëjtën kohë jam njëqind për qind i sigurt se nuk jam budalla”, ka deklaruar Ancelotti.

    Pavarësisht kritikave të tifozëve për mungesën e një loje më sulmuese dhe më spektakolare të Brazilit në këtë Kupë Bote, raportet bëjnë të ditur se Ancelotti vazhdon të gëzojë mbështetjen e plotë të futbollistëve në dhomat e zhveshjes.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.