Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pse Messi duket si “fëmijë” në moshën 39-vjeçare?
    Ballina-2

    Pse Messi duket si “fëmijë” në moshën 39-vjeçare?

    11/07/2026 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Messi është shembull për të gjithë që duan të merren me këtë sport. Ai duket si 19 apo 23-vjeçar”. Këto ishin fjalët e përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente për 39-vjeçarin Lionel Messi. 

    Messi i ka tetë gola në pesë ndeshje në këtë Kupë të Botës, ndërsa katër herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes. 

    Por, si ka arritur Leo që ta mbajë formën e mirë fizike? 

    Kur Messi nënshkroi për Inter Miamin në qershor të vitit 2023, shumë e kanë kritikuar dhe kanë thënë se ai do të pensionohet në një ligë inferiore. 

    Pak e dinin se liga MLS në SHBA ka kërkesa të mëdha për aspektin fizik, pasi aty lojtarët përballen me temperatura të ndryshme, zona të ndryshme gjeografike, fusha artificiale e udhëtime të shumta, ka shkruar Marca të shtunën. 

    “Këtu, nëse nuk je në formë të mirë fizike, nuk mund të luash. Shembulli i Messit tregon se MLS-ja të përgatit për ligë elitare. Dhe e njëjta shkon për Rodrigo De Paulin”, ka deklaruar Sergio Reguilon ditë më parë për mediumin spanjoll.

    Marca ka shkruar se paraqitjet e Messit në Botëror nuk janë të rastësishme. 

    Messi ishte golashënuesi më i mirë i sezonit në MLS me 25 gola. U zgjodh edhe lojtari më i mirë i ligës.

    Marca ka bërë të ditur po ashtu se dieta e Messit pas Botërorit 2014, ka ndryshuar. Mjeku italian, Giuliano Poser, e ka ndihmuar në këtë aspekt. 

    Messi është kritikuar se nuk po vrapon shumë në këtë Kupë të Botës, por në mbrojtje të tij ka dalë selektori Lionel Scaloni.

    “Ai vrapon njësoj në të gjitha ndeshjet. Nuk është se vrapon më shumë apo më pak. Kur nuhat mundësi për të krijuar rrezik, ai është si makinë. Nuk më befason mua, ndoshta i befason njerëzit të cilët nuk e njohin”, ka deklaruar Scaloni.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.