Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit 2026: Dhimbja është shumë e madhe, jam krenar për këtë ekip
    Ballina-1

    Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit 2026: Dhimbja është shumë e madhe, jam krenar për këtë ekip

    20/07/2026 20:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke ndarë një mesazh emocional për tifozët dhe bashkëlojtarët e tij.

    Kapiteni argjentinas pranoi se disfata në finalen e madhe ka lënë një plagë të thellë, por theksoi se do të mbetet gjithmonë krenar për rrugëtimin e ekipit dhe për gjithçka që arritën së bashku.

    “Dhimbja është shumë e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të mbyllet. Por gjithashtu dua të mbaj mend gjithçka të bukur… Ndeshjet që përmbysëm duke dhënë gjithçka nga vetja dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë, mbështetjen e një vendi të tërë, e cila së bashku me punën dhe përkushtimin e këtij grupi na çoi edhe një herë mes ekipeve më të mira në botë. Sot është e vështirë të vlerësojmë atë që kemi bërë, por ky grup arriti në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Ju falënderoj nga zemra për çdo urim dhe për çdo mesazh. Edhe një herë arritëm të bashkohemi si vend dhe të jemi të gjithë së bashku, duke ndarë krenarinë e jashtëzakonshme që jemi argjentinas. Gjithashtu dua ta uroj Spanjën për titullin e kampionit”, shkroi Messi.

    Messi e mbylli mesazhin e tij me një urim sportiv për Spanjën, e cila triumfoi në finalen e Botërorit 2026 dhe u shpall kampione e botës.

    Argjentina u mposht nga Spanja në finalen e madhe të Botërorit, që u zhvillua mbrëmë në “MetLife”, me spanjollët që fituan 1-0 pas 120 minutave.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.