Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lajm i mirë për futbollin, Agim Ademi: Arrijnë reflektorët e parë, tri stadiume bëhen me drita
    Ballina-1

    Lajm i mirë për futbollin, Agim Ademi: Arrijnë reflektorët e parë, tri stadiume bëhen me drita

    27/07/2026 22:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Infrastruktura e futbollit në Kosovë po merr një shtytje të rëndësishme përpara fillimit të edicionit të ri garues. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se reflektorët për tre stadiumet e para tashmë kanë arritur në Kosovë.

    Në një prononcim për podcast-in “Sportcast” të Kosovapress-it, kreu i shtëpisë së futbollit kosovar zbuloi detajet e këtij projekti që pritet t’u japë një pamje tjetër ndeshjeve të Superligës.

    Ademi bëri me dije se punimet kanë hyrë në fazën konkrete dhe se pajisjet e nevojshme për ndriçim tashmë kanë arritur.

    “Është projekt konkret. Tashmë në Skenderaj veçse kanë arritur dritat, kanë arritur në Klinë dhe në Gjilan. Këto janë tri stadiumet e para që bëhen me reflektorë, e pastaj besoj se do të bëhen edhe tri stadiume të tjera sa i përket punëve që duhet t’i bëjnë komunat dhe klubet. Sa i perket dritave ato janë gati, reflektorët veçse kanë ardhur. Për këto tri stadiumet e para i kemi këtu, për tri stadiumet e tjera nisen brenda afatit 10-ditor”, u shpreh Ademi, duke konfirmuar se Drenica, Dukagjini dhe Drita e Gjilami së shpejti do të mund t’i luajnë ndeshjet në stadiumet “Bajram Aliu” në Skenderaj, “18 Qershori” në Klinë dhe në atë me bari sintetik në Gjilan edhe në mbrëmje.

    Përveç përmirësimit të infrastrukturës, i pari i FFK-së theksoi se federata ka përfunduar të gjitha përgatitjet administrative dhe organizative për startin e kampionatit të ri. Ai nënvizoi se rregulloret e garave analizohen dhe freskohen pas çdo edicioni për të shmangur çdo anomali.

    “Ne jemi të gatshëm sa i përket anës sonë administrative e organizative. Shpresoj që edhe klubet të jenë të gatshme dhe të mbajmë një nivel në ngritje, siç e kemi si liga më e ranguar në regjion”, përfundoi Ademi.

    Përmirësimi i ndriçimit në stadiumet e Superligës do t’u mundësojë klubeve zhvillimin e ndeshjeve në oraret e mbrëmjes, diçka që pritet të rritë dukshëm edhe pjesëmarrjen e tifozëve në shkallët e stadiumeve, sidomos në periudhën e verës.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.