Arbnor Muja do të jetë përfundimisht lojtar i Sint-Truidenses.
Klubi belg, vendosi që ta bëjë të përhershëm huazimin e tij nga Samsunspori teksa kishte bindur me performancat e tij gjatë sezonit që lamë pas.
Ylli kuqezi, kishte luajtur në 28 ndeshje në kampionatin belg dhe në kupë, ku shënoi plot 6 gola dhe 2 asistime.
Ai pritet që të luajë sonte në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Cercle Brugges.
