Getuart Kadriaj është një futbollist i ri shqiptar, 19 vjeç, i lindur dhe rritur në Zvicër, me prejardhje nga Komuna e Suharekës, Kosovë.
Ai luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në pozicione të tjera në mesfushë dhe mbrojtje. Getuarti ka kaluar nëpër FC Red Star Zürich, Team Zürich/Red-Star dhe më pas FC Zürich U19. Në sezonin 2024/25, si pjesë e Team Zürich/Red-Star U18, u shpall kampion i Zvicrës U18.
Në sezonin 2025/26, me FC Zürich U19, fitoi edhe Kampionatin e Zvicrës U19 dhe Kupën e Zvicrës U19.
Pra, në vetëm dy sezone, Getuarti ka fituar tre trofe dhe ka qenë pjesë e formacioneve kampione të Zvicrës në dy kategori. Pas këtyre sukseseve, ai ka bërë hapin e radhës duke kaluar te FC Zürich U21, ku po vazhdon rrugëtimin dhe zhvillimin e tij drejt futbollit profesionist. Një fillim shumë premtues për një djalë të ri shqiptar që po e ndërton karrierën e tij në futbollin zviceran.




