Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi nis marshimin në Serie A me një fitore bindëse ndaj Monzës
    Ballina-1

    Interi nis marshimin në Serie A me një fitore bindëse ndaj Monzës

    22/08/2026 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin 2026/27 në Serie A, duke triumfuar 4-1 ndaj Monzës në kuadër të javës së parë të kampionatit italian.

    “Nerazzurrët” e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë.

    Hakan Calhanoglu mori një pasim nga Andy Diouf dhe, pas një kontrolli të mirë, lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca që përfundoi në rrjetë për 1-0.

    Monza reagoi pas disavantazhit dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 29-të. Mathis Mout shërbeu Gustavo Varelan brenda zonës, ndërsa ky i fundit u tregua i saktë përballë portierit të Interit, duke realizuar për 1-1.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa Interi shpërtheu menjëherë pas pushimit.

    Në minutën e tetë, portieri i Monzës, Semuel Pizzignacco, bëri një gabim të rëndë duke goditur keq topin, i cili përfundoi te Piotr Zielinski. Mesfushori polak nuk fali dhe nga distanca e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

    Interi vazhdoi dominimin dhe vetëm gjashtë minuta më vonë e thelloi epërsinë. Francesco Pio Esposito finalizoi një aksion të bukur me një goditje elegante me thembër, pas asistimit të Andy Diouf, duke çuar rezultatin në 3-1.

    “Nerazzurrët” nuk u ndalën dhe në minutën e 63-të shënuan edhe golin e katërt. Yann Bisseck mori topin në hapësirë në hyrje të zonës dhe goditi fuqishëm, me topin që u devijua dhe përfundoi pas shpinës së Pizzignaccos për 4-1.

    Monza tentoi të rikthehej në lojë dhe pati një mundësi të mirë në minutën e 76-të, kur Samuele Birindelli goditi drejt këndit të poshtëm, por Josep Martinez reagoi mirë dhe e ndali tentativën.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.