Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në fitoren e Fenerbahçes dhe kthimin e ekipit nga Stambolli në Ligën e Kampionëve, pas një kohe të gjatë.
Muriqi ka shënuar golin e parë evropian në përballjen që skuadra e tij e ka fituar ndaj Lyonit të Francës, duke avancuar tutje në fazën e ligës më prestigjioze në futboll.
Pas barazimit 1:1 në Stamboll, Fenerbahçe ka fituar 2:1 në ndeshjen e dytë në Lyon.
Muriqi shënoi për 1:0 në minutën e 24-t.
Menjëherë në minutën e 28-të për 2:0 në të mirë të Fenerbahçes realizoi Archie Broën.
Malick Fofana ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 61-të.
Muriqi luajti deri në minutën e 80-të, ku është zëvendëduar nga Romelu Lukaku.
