Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në Monako me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku kanë diskutuar për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të futbollit.
Ademi ka ndarë një fotografi nga takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit të futbollit në Kosovë dhe në Evropë
“Respekti dhe puna e përbashkët për zhvillimin e futbollit mbeten në qendër të angazhimit tonë”, ka shkruar Ademi.
Ai ka përcjellë edhe mesazhin për një të ardhme më të fuqishme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare:
“Bashkë për një futboll edhe më të fortë në Kosovë dhe në Evropë!”
Takimet e tilla mes drejtuesve të futbollit kosovar dhe atyre të UEFA-s vlerësohen si të rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e futbollit të Kosovës në skenën evropiane.
Postimi i plotë
