Bazeli i Zvicrës është bërë me trajner të ri. Serbi Sllavisha Jokanoviq është prezantuar sot edhe zyrtarisht te shumëherë kampioni në Zvicër.\
Jokanoviq ka thënë se politika tek ai nuk ka fare rëndësi dhe se e vlerëson lart Xherdan Shaqirin.
“Para së gjithash, unë nuk jam person politik, por një person i futbollit. Fillova të punoja për Dynamo Moskën pasi filloi konflikti. Kjo është pjesë e punës sime. Por preferoj të mos flas për politikën. Nuk është kjo arsyeja pse jam këtu. Kam punuar në shumë vende. Jam këtu për të pasur sukses. Shaqiri është qartësisht një lider. Është më shumë një klub i Shaqirit sesa klubi im aktual. Pres një bashkëpunim të mire”, ka thënë trajneri serb.
