Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit në kuadër të UEFA Nations League, Ilir Krasniqi ka vlerësuar se skuadrën e pret një përballje e vështirë, por ka theksuar se ekipi është përgatitur dhe ka analizuar paraqitjen e fundit.
“Kemi një ndeshje të vështirë përpara. E kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë ta zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë. Kemi nevojë për përmirësime dhe po punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai u ndal edhe te ndeshja ndaj Austrisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të lojtarëve në fushë.
“Pas ndeshjes ndaj Austrisë kemi kuptuar se duhet të luftojmë më shumë për njëri-tjetrin. Shpresoj që nesër ta tregojmë këtë në fushë dhe të paraqitemi sa më mirë”, u shpreh Krasniqi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër në kuadër të UEFA Nations League./
