Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë
    Ballina-1

    Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

    04/10/2026 19:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi shtyllën me Milot Rashicën. Pati edhe disa mundësi tjera shënimi. Por, nuk e ruajti epërsinë dhe në fund barazoi 1:1 me austriakët që luajtën në Kupën e Botës 2026 deri në 1/16 e finales. 

    Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte e xhiros së katërt e Grupit B3 të Ligës së Kombeve. 

    Austria mbetet e pamposhtur në katër ndeshjet e para. Me dy fitore e dy barazime prin në grup me tetë pikë. Kosova është e dyta me pesë pikë. Irlanda që ka katër pikë në vendin e tretë, e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Izraelit. Izraeli aktualisht është i fundit me një pikë. 

    Kosova pati mundësi në pjesën e parë, por edhe Austriakët u shfaqën rrezikshëm në disa raste. Portieri Amir Shaipi ishte në formë të mirë dhe nuk u mposht. 

    Në pjesën e dytë, “Dardanët” patën sërish paraqitje të mirë. Përzgjedhësi Franco Foda vendosi për ndryshime në formacion dhe e inkuadroi në lojë Fisnik Asllanin në minutën e 66-të. Asllani e zëvendësoi Vedat Muriqin. Vetëm katër minuta më vonë, pas një lëvizjeje të mirë të Edon Zhegrovës në zonë, shënoi sulmuesi i Hoffenheimit. Asllani gjuajti saktë për 1:0, për golin e pestë me Kosovën në 20 paraqitje. 

    Zëvendësuesi tjetër, Milot Rashica, që e zëvendësoi Baton Zabërgjën, doli në rast të mirë për shënim po ashtu. Ai ishte i pafat në minutën e 73-të kur e qëlloi shtyllën e majtë të portierit të Austrisë, Alexander Schlager. Rashica gjuajti me të majtën, por jo mjaftueshëm për ta shënuar golin e dytë të Kosovës. Pas topit të kthyer tentoi edhe Veldin Hoxha, por portieri Schlager reagoi mirë. 

    Pak para se të mbyllej ndeshja, Kosova u dënua dhe pranoi gol. Në minutën e 84-të, Sasha Kalajxhiq harkoi në zonë për mesfushorin Christoph Lang. Lang gjuajti saktë me kokë dhe e dërgoi topin prapa shpinës së portierit Shaipi. 

    Kosova në nëntor luan në shtëpi ndaj Izraelit dhe në udhëtim tek Irlanda. Austria e pret Irlandën dhe luan në udhëtim tek Izraeli.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.