Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Malisheva me ofertë zyrtare për Pep Guardiolan, paga me bonuse shkon mbi 1 milion euro
    Ballina-1

    FC Malisheva me ofertë zyrtare për Pep Guardiolan, paga me bonuse shkon mbi 1 milion euro

    07/10/2026 17:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Malisheva i ka paraqitur një ofertë zyrtare trajnerit spanjoll Josep “Pep” Guardiola.

    Oferta, e nënshkruar nga zëvendëspresidenti i klubit, Afrim Bytyqi, parasheh një pagë vjetore prej 650 mijë euro bruto, ndërsa kontrata përfshin edhe bonuse të konsiderueshme në rast të arritjes së objektivave sportive.

    Sipas ofertës së FC Malisheva, Guardiola do të përfitonte:

    • 100 mijë euro bruto nëse shpallet kampion i Kosovës;
    • 300 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Champions League;
    • 200 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Europa League;
    • 100 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Conference League.

    Kështu, në rast të fitimit të titullit kampion dhe kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Champions League, vlera vjetore e kontratës do të arrinte në 1.05 milionë euro bruto.

    Në rast të titullit kampion dhe kualifikimit në Europa League, Guardiola do të përfitonte deri në 950 mijë euro bruto, ndërsa kombinimi i titullit kampion me Conference League do ta çonte shumën në 850 mijë euro bruto.

    Në ofertë sqarohet se bonuset për Champions League, Europa League dhe Conference League nuk kumulohen mes tyre, ndërsa bonuset evropiane paguhen në bazë të kompeticionit në të cilin klubi arrin fazën e ligës.

    “Kushtet e tjera të kontratës dhe mënyra e pagesës do të përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve”, thuhet në ofertën e klubit.

    Guardiola aktualisht është pa angazhim, pas përfundimit të periudhës së tij te Manchester City, ku ndërtoi një nga epokat më të suksesshme në historinë e klubit anglez.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.