Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita nuk po bën dritë, mposhtet nga Malisheva – që s’ka trajner
    Ballina-2

    Drita nuk po bën dritë, mposhtet nga Malisheva – që s’ka trajner

    09/10/2026 20:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtja e titullit kampion nuk ka nisur siç duhet për Dritën, pasi kampionia në fuqi e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë në shtatë xhiro.

    Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është mposhtur në shtëpinë e saj nga Malisheva, e cila është pa trajner momentalisht, pas largimit të Thomas Brdaric.

    Malisheva u drejtua nga ish-lojtari i Dritës dhe ish-ndihmëstrajneri i Brdaricit, Kastriot Rexha.

    Malisheva e Rexhës fitoi 1-0 në Gjilan, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

    Skuadra mysafire e gjeti golin në minutën e 57-të, kur Xhemajl Ibishi shënoi në portën e zbrazët.

    Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në krye të tabelës, me 19 pikë të tubuara – të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të Prishtinës.

    Ndërkohë, Drita mbetet në kuotën e 11 pikëve, pasi ka vetëm tri fitore nga shtatë xhirot e para.

    Në xhiron e ardhshme, Drita e Nuhiut do të jetë mysafire e Ballkanit në Suharekë, me ndeshjen që luhet më 13 tetor.

    Ndërkohë, Malisheva do t’i bëjë konak Prishtinës më 15 tetor.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.