Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit
    Ballina-2

    Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit

    16/10/2026 21:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fisnik Asllani kompletoi edhe një tjetër ndeshje te Hoffenheimi me plot sukses në aspektin individual. Të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në shtëpi ndaj Beshiktashit, shënoi gol. Ishte goli i parë i sezonit për sulmuesin e Kosovës dhe i pari në garat kontinentale. Ai në minutën e 68-të mori topin afër zonës, bëri dy lëvizje shumë të mira individuale dhe me gjuajtje të saktë shënoi për rezultatin 1:1. Dy gola të shpejtë më pas nga Oh Hyeon-Gyu, ia shkaktuan disfatën e radhës skuadrës së njohur gjermane. 

    Ndeshja ndaj Beshiktashit i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në “Europa League”. Pavarësisht kontributit të Asllanit, Hoffenheimi nuk mori rezultat të kënaqshëm. U mposht edhe një herë tjetër 3:2, njësoj si në fundjavën e kaluar kur Asllani bëri asistim në duelin ndaj Hamburgut. Asllani, që shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë në barazimin 1:1 në Prishtinë, ka folur pas ndeshjes me skuadrën e njohur turke. Ai ka thënë se gjatë ndeshjeve janë disa momente ku skuadra ka nevojë më shumë për përqendrim. 

    “Është shumë e vështirë për ta pranuar këtë. E kemi menduar ndryshe. Donim t’i merrnim pikët e plota ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi mbrojtur mirë herë pas here, por nuk kishim përqendrimin e duhur në momentet vendimtare. Në sezonin e kaluar na kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë dhe të kemi vetëbesim. Duhet të mbrohemi mirë si ekip. Kemi periudha shumë të mira në çdo ndeshje, por duhet të jemi në lojë për 90 minuta. Besoj përfundimisht se duhet të shpërblehemi për përpjekjet për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut”, theksoi Asllani për faqen zyrtare të klubit. 

    Asllani luajti në tërë ndeshjen ndaj Beshiktashit. Ballafaqimin e kompletoi edhe mesfushori Leon Avdullahu. Mungoi Albian Hajdari për shkak të një tjetër lëndimi. 

    Hajdari do të mungojë edhe disa javë. 

    Te Hoffenheimi synojnë t’u kthehen rezultateve pozitive që në fundjavë, përkatësisht të dielën nga ora 17:30 në udhëtim te Monchengladbachu. Në tetë ndeshjet e para të sezonit i ka vetëm dy fitore, një në Kupën e Gjermanisë ndaj Aues, dhe një tjetër në Bundesligë ndaj Stuttgartit. Ka pësuar disfatë nga Kolni, Dortmundi, Paderborni e Hamburgu në Bundesligë. Në Ligën e Evropës është mposhtur nga Crete greke dhe Beshiktashi turk.   

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.