Edon Zhegrova dhe Juventusi kanë pësuar humbje të thellë nga Lazio në “Allianz Stadium” në Torino të dielën mbrëma.
Zhegrova luajti te “zonja e vjetër” deri në minutën e 67-të, por nuk la gjurmë në humbjen 3:0. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Serie A të Italisë.
Oliver Provstgaard, Gustav Isaksen dhe Fisayo Dele-Bashiru i shënuan golat e fitores për lacialët që janë në vendin e dytë por me pikë të njëjta me liderin dhe kampionin në fuqi Interin. Interi dhe Lazio kanë nga 19 pikë.
Juventusi mbetet prapa me 11 pikë në vendin e tetë.
