Amedspori që drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi e ka mposhtur Samsunsporin me përmbysje të rezultatit 2:1.
Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë.
Logi Tomasson e kaloi në epërsi Samsunsporin në minutën e 21-të.
Amedspori i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 73-të me golin që e realizoi Gift Orban.
Ndërsa golin e fitores 2:1 e realizoi Dia Saba në minutën e 84-t.
Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen tek Amedspori, kurse bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi luajti deri në minutën e 75-të. Dellova ishte më i miri në fushë, por edhe Krasniqi u vlerësua lartë.
Amedspori ka 20 pikë dhe është lider në tabelë.
