Kampioni i Anglisë, Arsenali, është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze në futboll. Arsenali u eliminua nga skuadra e kategorisë së katërt angleze, Fleetwood.
Fytyra tragjike ishte Bruno Guimaraes, i cili ishte i vetmi që dështoi në ekzekutimin e penalltive.
Arsenali u eliminua pas humbjes 5:3 në penallti nga Fleetwoodi. Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi baras, 1:1.
Aaron Loupalo-Bi e realizoi golin e epërsisë 1:0 për vendësit, ndërsa Ciktor Gyokeres barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 50-të.
Nga minuta e 85-të, Arsenali luajti me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të 16-vjeçarit të talentuar, Max Dowman.
