Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Haaland ia siguron në fund fitoren Man Cityt kundër Fulhamit
    Ballina-1

    Haaland ia siguron në fund fitoren Man Cityt kundër Fulhamit

    05/11/2022 19:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.

    Kampionët në fuqi të Anglisë shënuan fitore këtë të shtunë kundër Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

    Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.

    Kjo fitore për “Qytetarët” erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, falë golit të shënuar nga Erling Haaland (90+5′) nga pika e penalltisë. Goli i parë ishte shënuar nga Julian Alvarez (16′).

    Andreas Pereiras (28′) e shënoi golin e vetëm për mysafirët.

    Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola luajti me një futbollist më pak nga minuta e 26-të, pasi Joao Cancelo u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.

    Manchester City pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe prin tani në tabelë, me një pikë më shumë se Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër, kundër Chelseat.

    Fulhami ndodhet në pozitën e tetë më 19 pikë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.