Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vedat Muriqi i pandalshëm, gol e asist për fitoren në La Liga
    Ballina-1

    Vedat Muriqi i pandalshëm, gol e asist për fitoren në La Liga

    06/11/2022 21:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    I pandalshëm ka qenë të dielën sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ai shënoi gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 të Mallorcas në udhëtim ndaj Villarrealit. Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 13-të të La Ligas spanjolle.

    Muriqi shënoi golin e parë në minutën e 32-të, që ishte edhe goli i shtatë i shënuar sezonin aktual në elitën e futbollit spanjoll. Topi në rrjetë përfundoi me ndihmën e një devijimi nga një futbollist i ekipit kundërshtar.

    Ndërkohë sulmuesi shtatlartë asistoi në golin e dytë të shënuar nga Ndiaye në minutën e 76-të.

    Muriqi u largua nga fusha në minutën e 88-të. Me këtë fitore, Mallorca ngritët në vendin e 12-të me 16 pikë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.