Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Gjilani e presin të buzëqeshur derbin me Dritën, kryejnë stërvitjen e fundit
    Ballina-2

    Te Gjilani e presin të buzëqeshur derbin me Dritën, kryejnë stërvitjen e fundit

    09/11/2022 20:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët e Gjilanit e kanë kryer seancën e fundit stërvitore para derbit të madh të Anamoravës kundër Dritës, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

    Gjilani dhe Drita do të zhvillojnë derbin e madh të Anamoravës të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik, pa praninë e tifozëve për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit në fjalë.

    Në faqen zyrtare të “Të Kuqve” janë publikuar disa fotografi të futbollistëve dhe stafit teknik gjatë stërvitjes së sotme.

    Ajo që bie në sy është se në disa raste lojtarët dhe trajneri Zekirija Ramadani janë shfaqur të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se atmosfera te kampi i kuq është e mirë para derbit.

    Gjilani po kalon nëpër një krizë financiare pas largimit të presidentit Florim Zuka. Raportohet se futbollistët dhe stafi kanë muaj që nuk janë paguar.

    Drita e kishte fituar 4:1 derbin e fundit ndaj Gjilanit.

    “Bardhekaltrit” kanë 31 pikë në pozitën e parë. Gjilani pozicionohet i katërti me 23 pikë gjithsej./Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.