Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët mesazh futbollistëve para ndeshjeve të nëntorit: Luani me respekt e jo sa per sy e faqe
    Ballina-1

    Dardanët mesazh futbollistëve para ndeshjeve të nëntorit: Luani me respekt e jo sa per sy e faqe

    11/11/2022 12:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll në këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, shkruan GazetaSport.info.

    Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pavarësisht që kanë karakterë miqësore po priten me kureshtje nga tifozët dardanët.

    Kosova më 16 nëntor ndeshet fillimisht me Armeninë ndërsa me 19 nëntor ballafaqohet me Ishujt Faroe. Dardanët kanë kërkuar nga futbollistët që do të jenë të ftuar të japin maksimumin dhe ta prezantojnë në mënyrën më të mirë të mundshme Kosovën.

    Postimi i plotë i Dardanëve:

    Njoftim

    Jemi duke u bërë gati për dy miqësoret që na presin në këtë muaj kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.  Presim që të respektohen këto ndeshje nga lojtarët, për t’na dhuruar paraqitje të kënaqshme e jo sa për sy e faqe vetëm pse ato janë miqësore.  Ju bëjmë me dije se biletat e dalura në shitje për ndeshjen kundër Armenisë u takojnë sektorëve tjerë të stadiumit, e jo atij që mbushet nga ne.  Si gjithmonë, biletat që na takojnë neve si tifogrup i shpërndajmë vet për anëtarët tanë. Në koordinim me përgjegjësit nëpër qendrat e qyteteve të mëdha do të bëhet edhe kjo shpërndarje biletash.  Për hollësitë do t’i njoftojmë anëtarët tanë shumë shpejt. 

    Besa, besë! 🇽🇰/ GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.