Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Japin dorëheqje të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Agnelli
    Ballina-2

    Japin dorëheqje të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Agnelli

    28/11/2022 23:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një asambleje të jashtëzakonshme – raporton Romeo Agresti.

    Bianconerët regjistruan një humbje rekorde prej 254.3 milionë eurosh për periudhën 2021/2022 dhe mbledhja e aksionarëve të tyre që duhej të mbahej më 23 nëntor u shty për datën 27 dhjetor javën e kaluar.

    Romeo Agresti i Goal.com dha lajmin se të gjithë anëtarët e bordit të klubit, përfshirë presidentin Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një takimi të jashtëzakonshëm.

    Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga Sky Sport Italia dhe Rai. Juventusi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt lajmin. Megjithatë, ata konfirmuan se mbledhja e aksionarëve të tyre ishte shtyrë.

    Përveç Agnellit, pjesë e bordit të drejtorëve të Juventusit janë edhe Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Heywood.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.