Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FOTO| Policja serbe e Kosovës me gjuhë urrejtëse ndaj Granit Xhakës
    Ballina-1

    FOTO| Policja serbe e Kosovës me gjuhë urrejtëse ndaj Granit Xhakës

    03/12/2022 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, mbrëmë për herë të dytë radhazi i kanë dhënë një “shuplakë” të fortë Serbisë, duke e eliminuar nga Kupa e Botës Katar 2022, pas atij eliminimi spektakolar që i kishin bërë katër vite me parë në Rusi. Madje, para syve të Putinit, shkruan Demokracia.com.

    Eliminimi për serbët ndoshta nuk do të kishte qenë aq i dhimbshëm nga Zvicra sikur ai të mos vinte nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

    Derisa Shaqiri bombardonte portën e Serbisë me gola, Xhaka u kujdes për anën tjetër patriotike, duke u përballur i vetëm ndaj provokimeve serbe.

    Kjo ka bërë që policja serbe e Kosovës, Svetlana Raciceviq, që shërben në stacionin e Graçanicës, të përdorë gjuhën e urrejtjes.

    “Kur mbytet një zotëri, mbytet me dorëza të bardha”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Dorëzat e bardha janë përdorur nga njësia famëkeqe e Arkanit, e cila njihet për krimet mizore që ka bërë në Kosovë.

    Sigurisht që ndaj këti postimi duhet të merren masa nga Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, si dhe IPK-ja, pasi dihet me rregullore që policia nuk guxon të përdorë gjuhë politike e aq më shumë fyerje raciste, siç është ky i polices serbe të Graçanicës. /Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.