Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tirana e fiton Superkupën e Shqipërisë, dy futbollistë nga Kosova shënuan në finalen dramatike
    Ballina-2

    Tirana e fiton Superkupën e Shqipërisë, dy futbollistë nga Kosova shënuan në finalen dramatike

    07/12/2022 22:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tirana e ka fituar Superkupën e Shqipërisë në futboll duke triumfuar në ndeshjen dramatike 3:2 kundër Vllaznisë së Shkodrës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Kampionia e Shqipërisë, Tirana golin e fitores e gjeti në minutën e dytë shtesë kur Xhixha shënoi për t’ia dhuruar trofeun ekipit kryeqytetas, shkruan Demokracia.com.

    Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe disa futbollistë nga Kosova, dy prej tyre u regjistruan në listën e golashënuesve.

    Florent Hasani realizoi golin e dytë të Tiranës në minutën e 53-të, kur Liridon Latifi shënoi poashtu golin e dytë për Vllazninë në minutën e 86-të.

    Për Tiranën si zakonisht në portë ishte portieri prishtinas, Visar Bekaj.

    Tirana edicionin e kaluar ishte kampione e Superiores shqiptare, ndërkaq Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.