Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A do t’i humbë City titujt e Ligës Premier shkaku i akuzave? Wenger jep parashikimin e tij
    Ballina-2

    A do t’i humbë City titujt e Ligës Premier shkaku i akuzave? Wenger jep parashikimin e tij

    14/02/2023 18:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsene Wenger thotë se është i befasuar me zhvillimet e fundit te Manchester Cityt, ku këta të fundit po akuzohen për shkelje të rregullave financiare.

    Nëse klubi shpallet fajtor, ata përballen me një sërë sanksionesh, duke përfshirë përjashtimin nga liga dhe heqjen e titujve që kanë fituar nga viti 2009 deri në 2018.

    Por, Wenger nuk është i bindur se Citizens do të humbasin titujt e tyre, pasi ai pranon se ishte i befasuar nga akuzat.

    “Isha në këtë pozicion, më duhej të luftoja kundër klubeve që kishin burime të pakufizuara financiare”, ka thënë ai për beIN SPORTS.

    “Unë e di mirë se çfarë është të jesh në atë pozicion dhe thjesht ndjeva se në çdo klub duhet të punosh me burimet e tua dhe të bësh më të mirën që mundesh”.

    “Pasi është problemi i Ligës Premier për të marrë masa, unë nuk mund të komentoj më shumë. FFP nuk është perfekt, jam plotësisht dakord me këtë dhe pyes se a duhet lejuar persona që kanë burime të pashtershme financiare?”.

    “Nuk mund ta besoj këtë. Cili është interesi për të blerë një klub futbolli”, shtoi më tej Wenger.

    I pyetur nëse Manchester City rrezikon të humbasë titujt e ligës, francezi u përgjigj: “Shanset janë shumë të vogla”.

    “Unë e njoh mjaft mirë Khaldoon Al Mubarak (pronari i Man Cityt) dhe mendoj se ai është një njeri inteligjent dhe i ndershëm, u befasova shumë nga akuzat me të cilat përballen, kështu që le të shohim rezultatin”.

    “Nëse ata janë fajtorë, atëherë do të përballen me dënime, nuk e di se cilat do të jenë masat ndëshkuese ndaj tyre”, potencoi më tej ish-strategu i Arsenalit.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.