Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A e dini kur Milani luajti për herë të fundit në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve? Kaka ishte kapiten, Abbiati portier
    Ballina-1

    A e dini kur Milani luajti për herë të fundit në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve? Kaka ishte kapiten, Abbiati portier

    14/02/2023 21:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Për gjigantin italian të futbollit Milan është konsideruar prej kohësh se Liga e Kamionëve është “gara e tyre”, por sonte kjo skuadër do të luajë për herë të parë në fazën eliminatore pas nëntë vitesh.

    Milani ka shtatë tituj të Ligës së Kampionëve në koleksion, dhe për këtë parametër vetëm Real Madridi është më i madh.

    Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë prej vitesh në hartën e skuadrave më të mira të Evropës, gjë që është pasojë e një krize të madhe financiare dhe problemeve pas largimit të Silvio Berlusconit.

    Kuqezinjtë po rikuperohen ngadalë, u rikthyen në Ligën e Kampionëve dhe vitin e kaluar fituan Serie A pas 11 vitesh pritje. Tashmë ata do të kenë mundësinë të luajnë fazën eliminatore të garës më prestigjioz evropiane.

    Hera e fundit që Milani luajti në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ishte nëntë vjet më parë. Nëntë vite të gjata nëse marrim parasysh reputacionin e klubit të famshëm.

    Ishte raundi i 1/16 dhe kuqezinjtë u eliminuan pas dy humbjeve ndaj Atletico Madridit (0-1 dhe 1-4). Sa kanë ndryshuar gjërat nga ai moment e deri më sot, si dhe sa kohë ka pritur Milani për Ligën e Kampionëve, të dhënat se kush luajti për kuqezinjtë në atë ndeshje flasin shumë.

    Ekipi drejtohej nga legjendar Kaka. Dikur fituesi i Topit të Artë dhe lojtari më i mirë në botë ishte kapiteni i Milanit dhe pothuajse e kemi harruar se si dukej në fushën e futbollit, kështu që edhe kjo vërteton se sa shumë kanë pritur kuqezinjtë.

    Milani luajti me: Abbiati, Emanuelson, Bonera, Rami, De Sciglio, Taarabt, de Jong, Essien, Poli, Kaka dhe Balotelli.

    Kundërshtari i Milanit sonte është Tottenhami, i cili do të vizitojë San Siron pa të gjithë skeletin e mesfushës. Tre mesfushorët më të rëndësishëm (Hojbjerg, Bissouma dhe Bentancur) nuk do të luajnë sonte, ndaj kjo është një mundësi shtesë për Milanin për të arritur në çerekfinale.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.