Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A është Edon Zhegrova “Messi i Kosovës”? Përgjigjet babai i tij
    Ballina-1

    A është Edon Zhegrova “Messi i Kosovës”? Përgjigjet babai i tij

    29/01/2025 00:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lulzim Zhegrova, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për Rubikon në Klan Kosova, ka folur me admirim për talentin e djalit të tij, yllit të futbollit Edon Zhegrova.

    Edoni, i cili përveç që ka karrierë të suksesshme ndërkombëtare, për çka edhe njihet si “Messi i Kosovës”, luan edhe për Ekipin Kombëtar të Kosovës.

    Babi i tij, pa modesti tregon se a e sheh Edonin si “Messi i Kosovës”.

    “Çdo herë i kanë thënë ‘Messi i Kosovës’, por ky duhet të quhet ‘Edoni i Kosovës’, se ka bërë emër tash në futboll, e shohim edhe në Ligën e Kampionëve në çdo lojë që ka luajt është shpall më i miri, edhe në lojën me Real Madridin. Të gjithë i kanë thënë ‘Messi i Kosovës’, por mendoj që tash është ‘Edoni i Kosovës’. Këtë e ka bërë me punë dhe talentin që e ka. Edoni talentin e ka por sa bën punë, është e jashtëzakonshme. Çdo ditë nga ora 9 deri në ora 3 është në stërvitje, një orar të plotë, me fitnes, me ushqim, me të gjitha”, tha Zhegrova.

    Lulzimi më tej tha se Edoni ka qenë ndër katër lojtarët më të mirë në Francë, disa herë është zgjedhur edhe lojtari i muajit në Zvicër, Belgjikë e Francë.

    TË LIDHURA

    Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

    31/12/2025 15:58

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.