Gazeta turke “Milliyet” raportoi se Besiktasi i kishte ofruar 15 milionw euro te Legia për futbollistin shqiptar.
Por klubi nga Varshava pranoi ta shesë kartonin e Mucit për vetëm 10 milionë pasi kishte intervenuar presidenti i shtetit polak, Andrzej Duda, i cili paraprakisht ka folur me presidentin e Besiktasit, pasi ata njihen dhe kanë raporte.
Por Legia ka reaguar ndaj këtij raportimi duke e mohuar.
“Lajmet rreth Presidentit Duda që përfshihet në transferimin e Mucit janë të pavërteta. Ne e kuptojmë kreativitetin e gazetarëve, por këtë herë imagjinata e tyre shkoi larg”, tha Legia.