Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A ju dha kështu fundi dilemës së golit të dyshimtë të Japonisë kundër Spanjës
    Ballina-2

    A ju dha kështu fundi dilemës së golit të dyshimtë të Japonisë kundër Spanjës

    02/12/2022 16:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Japonia mbrëmë bëri befasinë më të këndshme në Botëror duke mposhtur Spanjën dhe duke kaluar tutje në fazën tjetër të Katari 2022

    Por, goli i dytë bëri që tifozët të bëjnë komente të ndryshme në mbarë botën në atë se a ka ekzistuar apo jo ky gol, pasi që në kamera topi dukej se e kishte kaluar vijën fundore, gjë që duket edhe sot.

    Por, a është topi brenda apo jashtë? Dilemës së fansave i ka dhënë fund FIFA ku ka konfirmuar që goli i Tanakas është i rregullt dhe së topi nuk e ka kaluar vijën fundore.

    Sensorët e vendosur në top tregojnë së edhe pse disa milimetra jashtë, topi ishte në vijë, e cila gjë do të thotë se aksioni ishte i rregullt dhe goli ishte i merituar dhe bëri që japonezët ta fitojnë këtë ndeshje.

    Rregulla e re e FIFA thotë se mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë, për t’u cilësuar se ai është brenda.

    Japonia e fitoi Grupin E me gjashtë pikë, duke lënë pas Spanjën me katër pikë dhe Gjermaninë me po aq pikë.

    Në 1/8-ën e finales Japonia do të luan kundër Kroacisë, që është nënkampion i Botës kurse Spanja me Marokun.

    كيف تم احتساب هدف #اليابان 🤔#اليابان_اِسبانيا #كأس_العالم_قطر2022 pic.twitter.com/jQwYbewHZ7

    — أحمد العجلان (@ahmad2man) December 1, 2022
    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.