Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A po frikësohet Daku të kthehet në Rusi? Flet babai i futbollistit
    Ballina-1

    A po frikësohet Daku të kthehet në Rusi? Flet babai i futbollistit

    02/07/2024 14:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediat ruse vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi të ardhmes së sulmuesit Mirlind Daku te Rubin Kazani, pas skandalit që reprezentuesi i Shqipërisë e shkaktoi në Euro 2024.

    Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA pasi me altoparlant nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.

    Rubin Kazani ka paralajmëruar dënimin e Dakut, që në një intervistë të gjatë për një medium rus kërkoi falje dhe shprehur keqardhje për rastin e ndodhur pas ndeshjes me Kroacinë.

    Por, a po frikësohet Daku të kthehet në Rusi?

    Për këtë ka folur babai i futbollistit, Fehmiu, për “sport24.ru”.

    “Për katër apo pesë ditë djali im do të arrijë në lokacionin e Rubinit. Mirlindi nuk frikësohet të kthehet në Rusi. Ai ka kuptuar që ka bërë gabim. Pres që edicioni i ardhshëm të jetë më i miri në karrierën e djalit tim”, ka thënë Fehmi Daku.

    Sipas mediave ruse, Rubin Kazani i ka përfituar 174 mijë euro nga UEFA për paraqitjen e Dakut në Evropian. Shifër të njëjtë ka përfituar edhe Lokomotiva e Moskës për paraqitjen e Mario Mitajt.

    Gjithsej katër lojtarë të kampionatit rus ishin pjesë e Evropianit.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.