Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A po rrezikohet përjashtimi i futbollit të Kosovës nga FIFA – A është ndërhyrje e politikës mos-rilicencimi i FFK?!
    Ballina-1

    A po rrezikohet përjashtimi i futbollit të Kosovës nga FIFA – A është ndërhyrje e politikës mos-rilicencimi i FFK?!

    16/03/2023 12:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, gjatë kongresit që po e mbanë në Afrikë, mori vendim për përjashtimin e dy federatave.

    Sri Lanka dhe Zimbabve pësuan keq për shkak të përzierjes së politikës në punën autonome të këtyre federatave.

    FIFA është e pakompromisë në këto veprime, ndërsa autoritetet edhe në vendin tonë duhet të jenë tejet të kujdesshme.

    Zhagitja e rilicencimit të FFK-së mund të konsiderohet alarm për futbollin kosovar si ndërhyrje.

    FFK përkundër që i lejohet të organizoi aktivitetin, nga mos-licencimi dëmtohen klubet, pasi me apo pa të drejt nuk i lëshohen vërtetime për lirime nga tatimi të sponsorëve sipas Ligjit të sponsorizimit të sportit.

    Kushtet e licencimit nuk shihen në asnjë vend së paku të rajonit, derisa MKRS nuk ēshtë në gjendje së paku të merr një vendim.

    Zhagitja veç krijon telashe momentale e sikur i shkon për shtati dikuj që me çdo kusht do t’i fusë duart në FFK. Poqëse merret vendimi për mos-licencim, atëherë gjykata ia hedh poshtë, duke e ditur se udhëzimi administrativ has në kundërshtim me ligj e kushtetuten, andaj krijojnë amulli, ama si zv.Daulina Osmani e cila nuk përton të dal në TV për këto tema, nuk sqaron dhe nuk ndihmon në këtë drejti, por duket se MKRS ka hyrë rrugës pa krye!

    Është koha e fundit, që MKRS të veproi në rilicencimin e FFK-së, përndyshe futbolli i Kosovës rrezikon edhe përjashtimin.

    Këtë muaj nis kampanja eliminatore e Kombëtares së Kosovës për Euro 2024 dhe i gjithë përqendrimi duhet të jetë aty e jo te kërkesat e pakuptimta të cilat e ngulfatin futbollin.

    Sqarim:

    Ligji i sponsorizimit për sport është votuar në Kuvendin e Kosovës, për ta lehtësuar mbajtjen e aktivitetit sportiv. Me këtë ligj përfitojnë edhe klubet, shkollat apo ojq të cilat mbajnë aktivitet por nuk janë fare pjesë e federatave, ky fakt dëshmon se udhëzimi administrativ është i kundëligjshëm, pasi klubet janë subjekte të ndara. /AlbanianNews

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.